Politika e Privatësisë

Te AS4sport sh.p.k (BearFit), privatësia dhe siguria juaj janë prioriteti ynë kryesor. Kjo politikë e privatësisë shpjegon mënyrën se si i mbledhim, përpunojmë dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale kur përdorni shërbimet tona përmes faqes së internetit Bearfitplan.ch.


1. Mbledhja e të Dhënave Personale

Ne mbledhim të dhëna personale vetëm kur është e nevojshme për funksionalitetin e platformës dhe për të përmirësuar përvojën tuaj. Këto të dhëna mund të përfshijnë:

  • Emrin dhe mbiemrin,
  • Adresën tuaj elektronike,
  • Numrin e telefonit,
  • Të dhëna mbi porositë dhe pagesat,
  • Llojin e pajisjes me të cilën hyni në faqen tonë,
  • IP adresën e ofruesit të rrjetit tuaj.

Të dhënat përdoren ekskluzivisht për qëllime të ofrimit të shërbimeve dhe përmirësimin e përvojës së përdoruesit.


2. Përdorimi i Të Dhënave

Ne përdorim të dhënat tuaja për:

  • Procesimin dhe përfundimin e blerjeve në faqen tonë,
  • Ofrimin e mbështetjes ndaj klientëve,
  • Analizën e përdorimit të platformës për përmirësim të vazhdueshëm,
  • Komunikimin me klientët në lidhje me porositë e tyre ose për çështje të shërbimit ndaj klientit.

AS4sport sh.p.k (BearFit) nuk bën asnjëherë shpalosje, shitje apo transferim të të dhënave tuaja tek palët e treta për asnjë arsye, përveç rasteve kur ju jepni pëlqimin tuaj të qartë.


3. Ruajtja dhe Siguria e Të Dhënave

Të dhënat tuaja ruhen në serverë të sigurt dhe mbrohen përmes teknologjive më të fundit të sigurisë. Përdorim protokolle enkriptimi për të mbrojtur të dhënat e pagesës suaj dhe për të parandaluar aksesin e paautorizuar.

Për transaksionet online, ne përdorim Stripe për përpunimin e pagesave, duke siguruar që informacioni i kartës suaj të mos ruhet në serverët tanë. Gjatë pagesave në www.bearfitplan.com, informacioni juaj financiar është i mbrojtur dhe i qasshëm vetëm për procesorin e pagesave.


4. Të Drejtat Tuaja

Ju keni të drejtën të:

  • Kërkoni qasje në të dhënat tuaja personale,
  • Kërkoni përditësimin ose fshirjen e të dhënave tuaja,
  • Hiqni dorë nga marrja e email-eve promocionale,
  • Kërkoni që të dhënat tuaja të mos përpunohen më tej.

Për të ushtruar këto të drejta, mund të na kontaktoni përmes formularit të kontaktit në faqen tonë ose me email në bearfitplan@gmail.com.


5. Cookies dhe Google Analytics

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqen tonë. Përdorim gjithashtu Google Analytics për të mbledhur të dhëna mbi sjelljen e vizitorëve, pa identifikuar individë të veçantë.


6. Ndryshime në Politikën e Privatësisë

Kjo politikë mund të përditësohet për të reflektuar ndryshime ligjore ose përmirësime në shërbimet tona. Në rast të ndryshimeve të rëndësishme, do t’ju njoftojmë përmes emailit ose përmes një njoftimi në faqen tonë.

Për çdo pyetje ose shqetësim, mund të na kontaktoni në: bearfitplan@gmail.com.

 

sqShqip