Kushtet & Termet e përdorimit

1. Hyrje

AS4SPORT sh.p.k (BearFit) është e përkushtuar për të ofruar produktet dhe shërbimet më të mira në fushën e fitnesit. Duke përdorur faqen tonë https://bearfitplan.ch/, ju pranoni këto kushte dhe terma për përdorimin e saj.

 


2. Pagesat

Për të lehtësuar blerjet, AS4SPORT sh.p.k (BearFit) ofron katër (4) metoda të pagesës:

  1. Pagesa me para në dorë – Bëhet gjatë pranimit të porosisë.
  2. Pagesa me kartelë bankare (Stripe) – Një metodë e sigurt dhe e shpejtë, duke përdorur të dhënat konfidenciale të kartelës së debitit/kreditit. Pagesa vlen për të gjitha bankat komerciale brenda dhe jashtë Kosovës.
  3. Pagesa me këste – E mundësuar përmes programeve kreditore të bankave partnere.
  4. Transfer bankar – Mundësohet përmes platformave të bankës së klientit.

 


3. Porositë

  • Porositë mund të bëhen vetëm përmes faqes https://bearfitplan.ch/.
  • Pas konfirmimit të porosisë, nuk mund të bëhen ndryshime. Në rast anulimi, klienti duhet të kontaktojë shërbimin për klientë në numrin +383 49 668 399.
  • Porositë shqyrtohen dhe konfirmohen përmes email-it brenda 2 orëve nga marrja e porosisë.
  • Dërgesa realizohet brenda 24 deri 48 orëve, me përjashtim të festave dhe fundjavave ku mund të ketë vonesa.
  • Për porosi nga organizata apo kompani, lëshohet faturë e rregullt tatimore.

 


4. Produktet

  • Të gjitha produktet e ofruara janë plane të personalizuara sipas përshkrimeve dhe specifikave të dhëna.
  • Klientët inkurajohen të lexojnë detajet e produktit para bërjes së porosisë.
  • Për paqartësi, klientët mund të kontaktojnë shërbimin për klientë.


5. Dërgesat

  • Transporti realizohet brenda 24-48 orëve.
  • Në raste të veçanta si festat apo fundjavat, dërgesa mund të zgjasë.
  • Klientët informohen me email për statusin e porosisë së tyre.
  •  

6. Kthimet dhe Ndërrimet

Klientët kanë të drejtë të kthejnë ose ndërrojnë produktet në rastet e mëposhtme:

  • Produkti nuk përputhet me përshkrimin e ofruar në faqe.
  • Produkti ka defekte funksionale ose fizike.
  •  

Procedura e kthimit:

  1. Klienti duhet të kontaktojë shërbimin për klientë brenda 72 orëve (3 ditëve) nga marrja e produktit.
  2. Produkti duhet të jetë në gjendjen origjinale dhe të shoqërohet me kuponin fiskal.
  3. Stafi i BearFit shqyrton produktin dhe merr vendimin për kthimin ose refuzimin e tij.
  4. Klienti njoftohet për vendimin dhe hapat e radhës përmes email-it.
  5.  

7. Ndryshime të Kushteve të Përdorimit

BearFit rezervon të drejtën për të ndryshuar këto kushte sipas nevojës. Çdo ndryshim do të publikohet në faqen zyrtare.

Për çdo pyetje ose shqetësim, mund të na kontaktoni në bearfitplan@gmail.com.

 

sqShqip